
Zgjidhja thelbësore për funksionimin efikas dhe të qëndrueshëm të çdo sistemi frigoriferik
Kompresori është zemra e sistemit të ftohjes – ai që gjeneron presionin dhe qarkullon gazin frigoriferik në të gjithë qarkun. Prandaj, zgjedhja e një kompresori cilësor është thelbësore për jetëgjatësinë dhe performancën e sistemit tuaj.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë kompresorësh frigoriferikë për përdorim komercial dhe industrial. Modelet tona përfshijnë kompresorë hermetikë, semi-hermetikë, dhe scroll, të përshtatshëm për dhoma frigoriferike, frigoriferë banak, qendra distribucioni dhe impiante prodhimi.
Na kontaktoni sot për një ofertë të personalizuar, të përshtatur për nevojat dhe buxhetin tuaj!