
Zgjidhje të menjëhershme për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe funksionim pa ndërprerje
Çdo sistem frigoriferik, pavarësisht nga cilësia, ka nevojë për mirëmbajtje dhe ndonjëherë për zëvendësimin e pjesëve të konsumueshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë pjesësh këmbimi frigoriferike, të certifikuara dhe kompatibile me shumicën e pajisjeve në treg.
Disponojmë pjesë për kompresorë, evaporatorë, kondensatorë, termostate, valvola, ventilatorë, kontrollues elektronikë, sensorë temperature, motorë elektrikë dhe shumë të tjera. Të gjitha produktet tona janë origjinale ose të verifikuara nga furnitorë të besuar ndërkombëtarë.
Na kontaktoni sot për një ofertë të personalizuar, të përshtatur për nevojat dhe buxhetin tuaj!