seifrigobox.al

Frigorifer Banak

Frigorifer Banak

Frigorifer Banak

Zgjidhja ideale për ekspozim dhe ruajtje të freskët në pika shitjeje

Frigoriferët banak janë të domosdoshëm për bizneset që kërkojnë ekspozim elegant dhe ruajtje cilësore të produkteve të freskëta. Të përshtatshëm për dyqane ushqimore, supermarkete, pastiçeri, furra buke, bare dhe restorante, këto njësi kombinojnë funksionalitetin me estetikën.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë modelesh, në madhësi dhe dizajne të ndryshme, me mundësi personalizimi sipas nevojave të hapësirës dhe produkteve që ekspozohen. Frigoriferët tanë sigurojnë ftohje të qëndrueshme dhe kursim energjie, falë teknologjisë moderne të përdorur.

cropped-favicon.jpg
Karakteristikat kryesore:
  • Total Inox ose Xham panoramik i lakuar ose i drejtë për ekspozim maksimal
  • Kompresorë të fuqishëm dhe të qetë në funksionim
  • Dritë LED, kontroll digjital dhe sistemë automatike për shkrirje
  • Modele për produkte të freskëta, të ngrira apo të gatuara

Na kontaktoni sot për një ofertë të personalizuar, të përshtatur për nevojat dhe buxhetin tuaj!

Produktet Tona